Dafina Zeqiri së fundmi ndau një lajm të bukur me publikun gjatë koncertit që mbajti disa ditë më parë në Tiranë, ku zbuloi se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Ndërsa sot, këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, dhe djalin e tyre, kanë zbuluar edhe gjininë e bebit.
Përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, Dafina bëri të ditur se familja e tyre do të bekohet me një tjetër djalë.


