Futboll Sport

Podolski akuzon spitalin: Janë vjedhur unaza dhe bizhuteri nga trupi i gjyshes sime

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski, ka bërë publike një ngjarje tronditëse familjare, duke akuzuar një spital në Cologne për zhdukjen e sendeve me vlerë të gjyshes së tij pas vdekjes.

Sipas Podolskit, gjyshja e tij Helene ndërroi jetë më 27 dhjetor 2025, ndërsa kur trupi u mor për ceremoninë mortore më 9 janar 2026, unaza e martesës dhe bizhuteritë e arta që ajo mbante nuk ndodheshin më.

“Unaza e martesës dhe bizhuteritë e arta janë vjedhur nga trupi i gjyshes sime. Ajo i kishte ende kur ndërroi jetë në spital”, ka deklaruar ish-reprezentuesi gjerman.

Familja kishte kërkuar që Helene të varrosej me unazën e martesës, dëshirë që sipas Podolskit ishte komunikuar paraprakisht edhe me spitalin.

I revoltuar nga ngjarja, Podolski e ka cilësuar rastin si “një skandal të vërtetë”, ndërsa familja ka dorëzuar kallëzim zyrtar. Nga ana tjetër, spitali nuk e ka mohuar incidentin, por ka refuzuar të komentojë për shkak të rregullave të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

Rasti tashmë pritet të hetohet nga autoritetet për të zbardhur fatin e sendeve të zhdukura.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së