Futboll Kombëtarja Sport

Humbja e pestë radhazi. Kombëtarja mposhtet nga Luksemburgu në një tjetër paraqitje zhgënjyese

Shqipëria ka pësuar një tjetër disfatë zhgënjyese, duke u mposhtur 1:0 nga Luksemburgu në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Arenën Kombëtare.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi pësuan gol që në minutën e 8-të. Një kundërsulm i Luksemburgut, i ndihmuar edhe nga gabimet në repartin mbrojtës të Shqipërisë, u finalizua me sukses nga Sinani për rezultatin 0:1.

Pas golit të pësuar, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran mori kontrollin e lojës dhe u përpoq të reagojë, por hasën vështirësi përballë një kundërshtari të organizuar mirë në mbrojtje. Luksemburgu menaxhoi me kujdes ritmin e lojës dhe nuk lejoi shumë hapësira për sulmuesit kuqezi.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u tregua më kërkuese në sulm, veçanërisht pas aktivizimit të Armando Brojës, Shehut dhe Seferit. Megjithatë, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe porta e Luksemburgut mbeti e paprekur deri në fund.

Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Kombëtaren e Shqipërisë në të gjitha kompeticionet dhe një tjetër rezultat negativ për trajnerin Rolando Maran, i cili e ka nisur aventurën në stolin kuqezi me dy disfata radhazi, fillimisht ndaj Izraelit dhe tani ndaj Luksemburgut.

Rezultatet e fundit kanë shtuar shqetësimet rreth formës së skuadrës, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë reagim në ndeshjet e ardhshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së