Futboll Sport

2026 Ndeshja e yjeve 2026, Prishtina bashkon sportin, artin dhe figurat publike

Më 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 18:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë mikpritës i një prej ngjarjeve më të veçanta sportive dhe shoqërore të vitit – Ndeshjes së Yjeve, organizuar për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, përballë njëri-tjetrit do të zbresin në fushë ekipet e udhëhequra nga dy futbollistët e njohur të Kosovës, Milot Rashica dhe Fisnik Asllani, në një spektakël që tejkalon kufijtë e sportit dhe bashkon figura nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ish-futbollistë, legjenda të sportit kosovar, trajnerë, artistë, aktorë, këngëtarë, moderatorë, gazetarë, krijues të përmbajtjes, personalitete të biznesit dhe figura të njohura të jetës publike, duke krijuar një përzierje unike të sportit, kulturës, argëtimit dhe humanizmit.

Ndeshja synon të sjellë së bashku breza të ndryshëm të sportistëve dhe personaliteteve publike, duke promovuar vlerat e solidaritetit, respektit, miqësisë dhe bashkëpunimit, vlera që kanë karakterizuar gjithmonë qytetin e Prishtinës.

Hyrja për të gjithë qytetarët do të jetë FALAS.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, familjet, tifozët e futbollit dhe dashamirët e sportit që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë dhe të festojnë së bashku një ditë të rëndësishme për kryeqytetin.

 

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së