Futboll Sport

Kosova U21 synon fitoren pas humbjes nga Turqia

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zhvillojë të shtunën një tjetër ndeshje miqësore, teksa në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali do të përballet me Luksemburgun nga ora 17:00.  

“Shpresat” vijnë në këtë takim pas humbjes 1:0 ndaj Turqisë në Stamboll, ndërsa synojnë të japin një përgjigje pozitive para sfidave zyrtare që i presin në vjeshtë.

Mesfushori Igball Jashari është shprehur optimist para përballjes me Luksemburgun, duke theksuar se ndeshja ndaj Turqisë i ka ndihmuar lojtarët të kuptojnë më mirë kërkesat e ekipit.

“Mendoj që ndeshja ndaj Turqisë do të na ndihmojë që në lojën me Luksemburgun të hyjmë 100 për qind. Besoj se do të dalim me rezultat pozitiv. Mendoj se secili e ka gjetur veten sepse ambienti është i mirë për secilin lojtar dhe secili është duke u përshtatur mjaft mirë me ekipin”, ka deklaruar Jashari.

Kosova U21 po i shfrytëzon këto miqësore për të përgatitur tri ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21, të cilat do t’i zhvillojë gjatë vjeshtës. Edhe pse gjasat për kualifikim mbeten të vogla, stafi teknik synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të krijojë bazë për të ardhmen e futbollit kosovar.  

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së