Botërori 2026 Futboll Sport

Sa para do të fitojnë klubet nga Botërori?

FIFA do të shpërndajë 305.5 milionë euro për klubet që kanë lojtarë në Kupën e Botës 2026, duke i kthyer futbollistët pjesëmarrës në një burim të rëndësishëm të ardhurash për ekipet e tyre.

Sipas skemës së publikuar nga FIFA, çdo lojtar i grumbulluar në Botëror do t’i sjellë klubit të tij rreth 3400 euro në ditë nga fondi i dedikuar për kompensimin e klubeve.

Përfitime do të kenë edhe ekipet që kanë pasur lojtarë në ndeshjet kualifikuese. FIFA ka bërë të ditur se për secilën paraqitje në kualifikuese, klubet do të marrin rreth 2042 euro.

Nga fondi total, 216.32 milionë euro janë rezervuar për klubet që kanë lojtarë në fazën finale të Botërorit, ndërsa 85.49 milionë euro do të shpërndahen për klubet që kontribuuan gjatë kualifikimeve.

Klubet nga e gjithë bota do të përfitojnë nga ky program, pasi 209 përfaqësuese morën pjesë në ciklin kualifikues. Vetëm Eritrea dhe Rusia, e pezulluar nga garat ndërkombëtare, nuk ishin pjesë e kualifikimeve.

Në krye të listës së klubeve me më shumë lojtarë në Botëror është Manchester City me 19 futbollistë të ftuar. Pas tij renditen Bayern Munich me 18 lojtarë, ndërsa Paris Saint-Germain dhe Arsenal kanë nga 16 përfaqësues.

Jashtë Evropës, më i përfaqësuari është Al Hilal me 12 lojtarë të grumbulluar.

Interesant është fakti se Crystal Palace ka më shumë futbollistë në Botëror se Liverpool dhe Real Madrid. Klubi londinez ka 12 lojtarë në turne, Liverpooli 11, ndërsa Real Madridi 10.

Manchester City ishte gjithashtu përfituesi më i madh i skemës së FIFA-s në Botërorët e vitit 2018 dhe 2022, duke arkëtuar në total mbi 8 milionë euro nga dy edicionet e fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së