Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra ka pësuar humbje 1:0 ndaj Kroacisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Karla Kurkutoviq në minutën e 15-të, duke shënuar direkt nga goditja e këndit dhe duke mposhtur portieren Djellza Mehmeti.

Pas kësaj disfate, Kosova zbret në vendin e dytë të grupit me 12 pikë, po aq sa Kroacia që kryeson falë goldallimit më të mirë.

Megjithatë, Dardanet vazhdojnë të mbeten në garë serioze për kualifikim. Të martën ato do të përballen në udhëtim me Gjibraltarin, në një sfidë ku konsiderohen favorite për të marrë tri pikët dhe për të siguruar një vend në fazën e plejofit.

Vendi i parë në grup siguron kualifikim direkt në plejofin e Botërorit 2027, ndërsa në fazën tjetër avancojnë edhe dy kombëtaret më të mira që e mbyllin garën në vendin e dytë. Në këtë aspekt, Kosova mbetet në pozitë të favorshme.

Përfaqësuesja e Kosovës mund të synojë ende edhe kreun e grupit. Kroacia në ndeshjen e fundit përballet me Bullgarinë, ndërsa aktualisht ka epërsi prej dy golash në goldallim ndaj Dardaneve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së