Botërori 2026 Futboll Sport

FIFA ndalon vuvuzelat në stadiume

FIFA ka publikuar kodin e sjelljes për Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar se vuvuzelat nuk do të lejohen në stadiumet e turneut që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Sipas raportimeve të Forbes, boria plastike që u bë simbol i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të zhurmës që prodhon dhe shqetësimeve që lidhen me sigurinë e tifozëve.

Vuvuzelat kanë qenë objekt debatesh prej vitesh, pasi shumë futbollistë, trajnerë dhe tifozë janë ankuar për zhurmën e vazhdueshme që ato krijojnë gjatë ndeshjeve. Ato u rikthyen në vëmendje edhe në Botërorin 2018 në Rusi, ku u përdorën kryesisht nga tifozët iranianë.

Përveç zhurmës, autoritetet kanë ngritur shqetësime edhe për aspektet e sigurisë, pasi vuvuzelat mund të përdoren si mjete goditëse. Gjithashtu, studime të mëhershme kanë sugjeruar se ato mund të kontribuojnë në përhapjen e mikrobeve përmes pikëzave që lëshohen gjatë përdorimit.

Në kuadër të masave të reja, FIFA ka futur në listën e sendeve të ndaluara edhe treguesit lazer dhe shishet plastike të ujit. Tifozët nuk do të lejohen të fusin ujë nga jashtë, ndërsa pijet do të mund të blihen vetëm brenda stadiumeve.

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik, duke qenë edicioni i parë në histori që organizohet nga tre shtete pritëse.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së