Futboll Sport

Humbi jetën tragjikisht! U rrit në Kosovë dhe kaloi te Elbasani një vit më parë/ Kush ishte Fatjon Bunjaku, talenti 22-vjeçar që vdiq pas aksidentit tragjik në aksin Prishtinë-Mitrovicë

Futbolli shqiptar dhe ai kosovar janë tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili ishte pjesë e Elbasanit, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Prishtinë-Mitrovicë, duke lënë pas një karrierë premtuese të ndërprerë tragjikisht në kulmin e saj.

Bunjaku iu bashkua Elbasanit në verën e vitit 2025 dhe konsiderohej një nga afrimet me perspektivë të skuadrës verdheblu. Para se të mbërrinte në Shqipëri, ai kishte ndërtuar karrierën e tij kryesisht në futbollin kosovar.

Gjatë viteve të fundit, 22-vjeçari veshi fanellat e Trepçës, Lirisë, Gjilanit dhe Malishevës, duke fituar përvojë në nivelet më të larta të futbollit në Kosovë.

Në futbollin shqiptar, Bunjaku zhvilloi 31 ndeshje dhe realizoi 3 gola, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Talenti kosovar ishte gjithashtu pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës, ku regjistroi tri paraqitje me U19 dhe katër me U21.

Ndarja e parakohshme e Fatjon Bunjakut ka lënë në pikëllim familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe mbarë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së