Futboll Sport

Suhareka merr lejen për stadiumin e ri / Impianti sipas standardeve të UEFA-s do të ketë 6.500 ulëse

Një nga projektet më të rëndësishme sportive në Suharekë ka marrë dritën e gjelbër për realizim. Komuna e Suharekës ka pajisur me leje ndërtimore projektin për stadiumin e ri të qytetit, i cili do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, e cila ka miratuar kërkesën për pajisjen me leje ndërtimore të projektit që synon ndërtimin e një impianti modern futbollistik.

Sipas dokumentacionit zyrtar, stadiumi do të ketë kapacitet prej 6.500 ulësesh tërësisht të mbuluara dhe do të ndërtohet sipas dimensioneve dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Projekti bazohet në memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Suharekës.

Miratimi i lejes ndërtimore konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt nisjes së punimeve dhe realizimit të një prej investimeve më të mëdha sportive në këtë komunë, me synimin për t’i ofruar qytetit një stadium modern dhe infrastrukturë të avancuar për futbollin kosovar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së