Mund të shpallim “zyrtarisht” të hapur “luftën” mes influencieres Dea Michelle dhe deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushit.
Pas deklaratave të Deas që i kujtoi kryeministrit Edi Rama “gafat” që deputetja e tij Zegjine Çaushi ka bërë në Kuvend dhe shkollimin e kësaj të fundit, vetë socialistja ka vendosur që ta marrë situatën në “duar”.

“Ka pasur ditë që kam shkuar në shkollë pa ngrënë, ka pasur ditë dimri të ftohta që këpucët më fusnin ujë, por asgjë nuk më ka penguar. Kam luftuar për këtë diplomë dhe madje që të dilja me 10, për t’ia mbyllur gojën ca qenieve si ty, ca qenieve që turpërojnë femrat, ca mishrave në shitje me flokë, dhëmbë e gjithçka fallco”,shkruan deputetja duke përmendur kështu të gjitha sakrificat që ajo ka bërë për të qenë këtu ku është sot.
Reagimi i plotë:
Këto më poshtë janë diploma dhe lista ime e notave.
Ka pasur ditë që kam shkuar në shkollë pa ngrënë, ka pasur ditë dimri të ftohta që këpucët më fusnin ujë, por asgjë nuk më ka penguar. Kam luftuar për këtë diplomë dhe madje që të dilja me 10, për t’ia mbyllur gojën ca qenieve si ty, ca qenieve që turpërojnë femrat, ca mishrave në shitje me flokë, dhëmbë e gjithçka fallco.
Ti nuk je vetëm idiote, se kjo të falet, por ti je një idiote e ligë, që tallesh me jetimët, të pamundurit dhe hallexhinjtë. Ti je turpi i grave dhe ajo që askush nuk do të dëshironte të ishte.
Për më shumë.
Tani u pa puna, do të merremi edhe me ty.

