Aktualitet Lajme

Shollat e Kosovës po zbrazen, mbi 10 mijë nxënës më pak në vetëm një vit

Rreth 10 mijë nxënës më pak në arsimin fillor e të mesëm të ulët për vetëm një vit ka Kosova, ndërsa universitetet publike humbën mbi 2 mijë e 400 studentë krahasuar me vitin paraprak.

 

Shkollat dhe universitetet në Kosovë po mbesin çdo vit më të zbrazëta. Bankat dikur të mbushura me nxënës e studentë, sot në shumë qytete po boshatisen gradualisht.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2025/2026, të cilat tregojnë rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe studentëve në Kosovë.

Sipas të dhënave, përjashtim bën vetëm niveli parashkollor, ku është regjistruar një rritje e lehtë e numrit të fëmijëve.

Në vitin shkollor 2025/2026, numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 35 mijë e 948, apo 1 mijë e 910 më shumë krahasuar me vitin paraprak, kur ishin 34 mijë e 38 fëmijë.

Nga ta, 24 mijë e 422 fëmijë apo 67.9 për qind janë në sektorin publik, ndërsa 11 mijë e 526 apo 32.1 për qind në sektorin privat.

Megjithatë, në nivelet tjera të arsimit, statistikat tregojnë rënie të vazhdueshme.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, numri i nxënësve ka rënë nga 208 mijë e 515 në vitin 2024/2025 në 198 mijë e 639 në vitin 2025/2026. Pra, për vetëm një vit, janë rreth 10 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës.

Në sektorin publik janë regjistruar 194 mijë e 314 nxënës, ndërsa në sektorin privat vetëm 4 mijë e 325.

Edhe arsimi i mesëm i lartë ka shënuar rënie. Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 62 mijë e 85 nxënës, krahasuar me 63 mijë e 551 një vit më parë.

Në shkollat publike janë 56 mijë e 892 nxënës, ndërsa në sektorin privat 5 mijë e 193.

Rënie ka edhe në arsimin e lartë. Numri i përgjithshëm i studentëve në Kosovë ka rënë nga 64 mijë e 817 në vitin 2024/2025 në 64 mijë e 671 në vitin 2025/2026.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur