Futboll Sport

“Lidhja me organizatat terroriste” – arsyeja që arbitri nuk u lejua në SHBA

Arbitri somalez Omar Artan nuk është lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026.

Sipas një zyrtari amerikan, 34-vjeçarit iu refuzua hyrja pas kontrolleve shtesë në aeroportin e Miamit, ku autoritetet pretenduan se kishin identifikuar informacione që lidhnin atë me persona të dyshuar për lidhje me organizata terroriste.

“Pas inspektimit të mëtejshëm nga Mbrojtja Doganore dhe Kufitare, u zbuluan informacione, përfshirë lidhje me anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste, gjë që e bëri udhëtarin të papërshtatshëm për t’u lejuar në SHBA”, ka deklaruar një burim nga administrata amerikane për BBC.

Artan, i cili u shpall arbitri më i mirë në Afrikë për vitin 2025, është kthyer në Somali, ku është pritur si hero nga bashkëkombësit e tij.

Ai pritej të hynte në histori si arbitri i parë somalez që do të gjykonte në një Kampionat Botëror, por ky rast ka bërë që ëndrra e tij të mbetet pezull.

Deri më tani nuk ka pasur reagim publik nga vetë Artan lidhur me pretendimet e autoriteteve amerikane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së