Aktualitet Lajme Politike

Sali Berisha “i lirë” për SHBA? Çfarë fshihet pas zhurmës për heqjen e “non grata”-s, po me familjen e tij çfarë po ndodh

Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr. Ai theksoi gjithashtu mirënjohjen e tij, duke nënvizuar se mund të udhëtojë sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment.

Vlen të theksojmë se deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë mbi ndonjë ndryshim të statusit të tij “non grata”.

Në një tjetër linjë raportimesh burime pretendojnë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një heqje të plotë të statusit “non grata”, por për një leje të përkohshme udhëtimi në SHBA, të dhënë për arsye shëndetësore. Sipas këtyre zërave, ajo që është e sigurt në këtë moment është vetëm fakti se Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa çështja e statusit të tij mbetet ende e paqartë.

Ndërkohë edhe reagime indirekte nga figura pranë PD-së janë interpretuar në rrjetet sociale si konfirmim i zhvillimeve të fundit, megjithëse pa deklarata të drejtpërdrejta mbi heqjen e statusit.

Kujtojmë se Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021, me argumentin se ishte përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kishte minuar proceset demokratike. Vendimi përfshinte gjithashtu edhe familjarët e tij, duke u ndaluar hyrjen në territorin amerikan.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur