Një incident i pazakontë ka shënuar ndeshjen e parë të finales së NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs, pasi një tifoz hyri në parket gjatë lojës për të bërë një selfie me yllin francez Victor Wembanyama.

Ngjarja ndodhi në çerekun e katërt, kur Knicks po udhëhiqnin 92:86. Tifozi vrapoi drejt fushës me telefon në dorë dhe u ndal pranë Wembanyamas dhe lojtarit të Knicks, Mitchell Robinson, duke tentuar të realizonte një fotografi.
Sigurimi ndërhyri menjëherë dhe e largoi tifozin nga parketi, ndërsa loja u ndërpre për pak çaste.
NBA reagoi ashpër pas incidentit, duke bërë të ditur se personi që hyri në fushë është arrestuar dhe është ndaluar përjetësisht nga të gjitha arenat e ligës.
Liga njoftoi gjithashtu se një person i dytë, i përfshirë në incident, do të përballet po ashtu me ndalim të përjetshëm.
Pas ndeshjes, Wembanyama pranoi se situata e kishte zënë në befasi.
“ Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë. Nuk dija si të reagoja”, deklaroi basketbollisti 22-vjeçar.
Pamjet e incidentit u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa NBA konfirmoi se do të vazhdojë të zbatojë politika të rrepta për sigurinë e lojtarëve dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve.

