Lajme

50 dele “futen për punë” në Penny Market

Një ngjarje sa e çuditshme, aq edhe gazmore ka ndodhur në Gjermani, ku rreth 50 dele kanë “vendosur” të futen në një supermarket të rrjetit Penny Market, duke krijuar një situatë të pazakontë për klientët dhe stafin.

Incidenti ndodhi në Burgsinn, në rajonin e Frankenit të Poshtëm, jo larg kufirit me landin e Hessenit, pranë Jossgrund. Tufa e deleve, që sipas dëshmitarëve po lëvizte e lirë, përfundoi brenda marketit, duke shëtitur mes rafteve me produkte ushqimore.

Në rrjetet sociale, ngjarja u komentua me humor, ku shumë përdorues shkruan se “50 dele hynë në Penny Market për të kërkuar punë”, ndoshta të lodhura nga jeta në livadh ose të interesuara për ofertat e javës. Disa madje ironizuan se delet po kërkonin vende pune në sektorin e “kullotjes së brendshme”.

Pamjet u bënë virale brenda pak orësh, ndërsa fatmirësisht nuk u raportuan dëme apo incidente serioze. Stafi i marketit reagoi me qetësi deri në ardhjen e pronarit të tufës.

Pas këtij episodi të pazakontë, Penny Market reagoi në mënyrë kreative, duke ofruar patronazh simbolik për delet – një gjest që u prit pozitivisht nga publiku dhe u pa si një shembull i komunikimit me humor dhe empati.

TV Mërgata është kudo,

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur