Lajme

Arianit Besiri, shqiptari i parë kryetar bashkie në Morbach-Gjermoni

Një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë: Arianit Besiri është zgjedhur kryetar bashkie në Morbach, duke u bërë kryetari i parë shqiptar në historinë e kësaj komune gjermane.

Arianit Besiri ka lindur në Mitrovicë, Kosovë, ndërsa shkollimin dhe formimin profesional e ka përfunduar në Gjermani. Sot, ai merr drejtimin e komunës së Morbach-ut, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe integrimi i suksesshëm sjellin rezultate konkrete.

Zgjedhja e tij është një shembull i qartë se mërgata shqiptare vazhdimisht nxjerr shqiptarë të suksesshëm, të cilët jo vetëm integrohen në shoqëritë ku jetojnë, por edhe marrin role udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Besiri u vlerësua nga qytetarët për vizionin e tij zhvillimor, përkushtimin ndaj transparencës dhe angazhimin për përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të komunës. Fitorja e tij u prit me reagime pozitive nga komuniteti lokal dhe nga bashkatdhetarët në mërgatë.

Ky sukses përfaqëson një moment frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë dhe dëshmon se origjina nuk është pengesë, por vlerë kur shoqërohet me punë dhe përgjegjësi.

👉 TV Mërgata është kudo dhe sjell lajme të freskëta, duke përcjellë historitë e suksesit të shqiptarëve në mërgatë dhe zhvillimet më të rëndësishme në çdo moment.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur