Botërori 2026 Futboll Sport

SKANOHEN 1248 LOJTARËT E BOTËRORIT

Kupa e Botës 2026 do të sjellë një tjetër risi teknologjike, kësaj radhe në zbatimin e rregullit të pozitës jashtë loje. Të gjithë 1248 futbollistët pjesëmarrës në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do t’i nënshtrohen një procesi skanimi gjatë ditës zyrtare të medias.

Skanimi, i cili zgjat vetëm një sekondë për secilin lojtar, do të përdoret për funksionimin e sistemit të avancuar të ofsajdit gjysmë-automatik.

Ndryshe nga Botërori i Katarit në vitin 2022, ku gjyqtarët anësorë prisnin përfundimin e aksionit para se të sinjalizonin pozitën e dyshimtë jashtë loje, në edicionin e vitit 2026 sinjali do të dërgohet menjëherë sapo konstatohet ofsajdi.

Kjo do të thotë se loja do të ndërpritet menjëherë, duke shmangur vazhdimin e aksioneve të panevojshme dhe rrezikun e lëndimeve për futbollistët.

FIFA synon që përmes teknologjisë së re të rrisë saktësinë e vendimeve dhe të përmirësojë kohën efektive të lojës, ndërsa gjatë turneut pritet të zbatohen edhe ndryshime të tjera për të përshpejtuar ritmin e ndeshjeve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së