Botërori 2026 Futboll Sport

Ndodh dhe kjo! Tifozët koreanë s’u lejuan të hynin në stadium me shishe me tekila, u detyruan ta pinin atë me meksikanët

Nje moment sa i pazakonte aq edhe simpatik eshte regjistruar jashte stadiumit ne Guadalajara, ku disa tifoze te Korese se Jugut u ndaluan nga sigurimi pasi ne cantat e tyre u gjet alkool.

Koreanet kishin blere tekila, pijen me te famshme meksikane, por meqe nuk lejohej futja e saj ne stadium, ata u detyruan te qendronin jashte.

Megjithate, situata mori nje kthese krejt tjeter. Ne vend te pakenaqesive, tifozet koreane dhe ata meksikane u mblodhen bashke, hapen shishet e tekiles dhe nisen festen jashte stadiumit.

Brohoritje, kenge, valle dhe fotografi te perbashketa krijuan nje atmosfere te jashtezakonshme, duke e kthyer incidentin ne nje nga momentet me te bukura te diteve te para te Botërorit 2026.

Pamjet po behen virale ne rrjetet sociale dhe po konsiderohen si nje shembull perfekt i frymes se Kupes se Botes, ku futbolli arrin te bashkoje njerez nga kultura dhe kontinente te ndryshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së