Aktualitet Bota Lajme

Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës

Protokolli i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilin Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta nënshkruajë së shpejti, parashikon rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit pa taksa, si dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit, në varësi të përpjekjeve të Teheranit për respektimin e marrëveshjes.

Sipas raportimit të Axios, që citon një diplomat anonim nga një vend ndërmjetësues dhe një zyrtar amerikan, teksti i protokollit do të zgjasë gjithashtu armëpushimin me 60 ditë, duke përfshirë edhe zonën e Libanit, për t’i hapur rrugë negociatave mbi programin bërthamor iranian.

Megjithatë, Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për nënshkrimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, deklaroi për mediat shtetërore se Teherani po shqyrton ende kushtet e propozuara.Përgatitjet për ceremoninë e nënshkrimit duket se po avancojnë. Axios raporton se katër aeroplanë transporti të tipit C-17 të Forcave Ajrore Amerikane u nisën drejt Evropës me materiale logjistike, duke pritur një udhëtim të mundshëm të Zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Gjenevë. Ceremonia e nënshkrimit mund të zhvillohet brenda ditëve në vijim, nëse të dyja palët arrijnë marrëveshjen përfundimtare.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur