“Dhunë online edhe ndaj Ylli Limanit”, Rama mesazh për protestën: Jo intimidim ndaj atyre që mendojnë ndryshe, tregon degradim të jetës publike
Juni 13, 2026
0
Comments
7 Views
Teksa protesta vijon në bulevard, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku dënon ashpër dhunën dhe presionin online ndaj personave që nuk mbështesin protestën në Bulevard, duke e cilësuar këtë sjellje si një formë të rrezikshme degradimi të jetës publike.
Ai thekson se protesta është e drejtë demokratike, por paralajmëron se kur ajo shoqërohet me kërcënime, intimidim dhe gjuhë urrejtjeje ndaj kundërshtarëve, rrezikon të dëmtojë vetë demokracinë dhe të krijojë klimë përjashtuese në shoqëri.
“Nuk e njoh Ylli Limanin. Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës, shkruan ndër të tjera kryeministri.