Botërori 2026 Futboll Sport

“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

Australia e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar 2:0 ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të Grupit D.

Australianët surprizuan skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella me një paraqitje shumë të disiplinuar dhe efikase, duke siguruar tre pikë të arta në start të turneut.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të, kur Nestory Irankunda realizoi për 1:0, duke i dhënë epërsinë Australisë. Turqit tentuan të reagojnë, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës përballë mbrojtjes së organizuar australiane.

Çdo dilemë rreth fituesit u mbyll në minutën e 75-të, kur Connor Metcalfe shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e skuadrës së drejtuar nga Tony Popovic.

Pavarësisht se në fushë kishte emra të njohur si Arda Güler, Kenan Yildiz dhe Hakan Çalhanoglu, Turqia nuk arriti të tregojë potencialin e saj dhe e nisi Botërorin me humbje.

Me këtë sukses, Australia ngjitet në vendin e dytë të Grupit D me tri pikë, po aq sa ka edhe SHBA-ja, duke e bërë garën për kualifikim edhe më interesante pas ndeshjeve të para.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së