Botërori 2026 Futboll Sport

Botërori amerikan shënon një tjetër rekord, do të jetë më i ndoturi në histori

Kupa e Botës 2026 nuk po vendos rekorde vetëm në fushën e lojës. Turneu që organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada pritet të hyjë në histori si Botërori me ndikimin më të madh mjedisor ndonjëherë.

Sipas një vlerësimi të kompanisë Greenly, emetimet totale të dioksidit të karbonit pritet të arrijnë në rreth 7.8 milionë tonë CO₂, mbi dy herë më shumë se ato të regjistruara në Botërorin e Katarit më 2022.

Ndryshe nga Katari, ku ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga burimet kryesore të ndotjes, në Botërorin 2026 infrastruktura do të përbëjë vetëm 3 për qind të emetimeve totale, pasi shumica e stadiumeve tashmë ekzistojnë.

Megjithatë, problemi kryesor mbeten udhëtimet. Rreth 87 për qind e gjurmës së karbonit vjen nga lëvizjet e tifozëve, të cilët duhet të udhëtojnë mes tri vendeve organizatore dhe të përshkojnë mijëra kilometra për të ndjekur ndeshjet.

Për pasojë, pavarësisht përdorimit të stadiumeve ekzistuese, Botërori 2026 pritet të mbetet eventi më ndotës në historinë e Kupës së Botës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së