Dita e dytë e Kupës së Botës 2026 ka nisur me spektakël. Koreja e Jugut regjistroi fitore me përmbysje ndaj Çekisë me rezultat 2:1, duke i nisur në mënyrë ideale garat në grup.
Vëmendja tani zhvendoset te ndeshja e mbrëmjes, ku kombëtarja nikoqire, Kanadaja, do të përballet me Bosnjën dhe Hercegovinën në kuadër të Grupit B.
Kanadezët, që renditen në pozitën e 30-të në renditjen e FIFA-s, konsiderohen favoritë përballë boshnjakëve, të cilët mbajnë vendin e 64-të në botë.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Katari, çka pritet ta bëjë garën për kualifikim mjaft interesante.
Takimi Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 dhe pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në tribunat kanadeze.

