Ylli i njohur i NBA-së, James Harden, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Teksas.

Sipas raportimeve, basketbollisti u ndalua nga autoritetet pasi në automjetin e tij u gjet një armë zjarri, të cilën dyshohet se e mbante pa lejen përkatëse.
Burimet bëjnë të ditur se pistoleta ndodhej në pamje të qartë brenda automjetit dhe nuk ishte e vendosur në këllëf, çka çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tij.
Ndaj Harden është ngritur një akuzë për kundërvajtje, ndërsa pas procedurave fillestare ai është liruar me kusht.
Gjykata i ka caktuar basketbollistit paraqitjen e radhës më 22 qershor, kur pritet të shqyrtohet rasti.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Harden ose përfaqësuesit e tij lidhur me incidentin.

