Botërori 2026 Futboll Sport

Influencuesja shpërthen në lot pas takimit me Cristiano Ronaldon: S’mund ta besoj se është reale…

Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në “Cidade do Futebol”, ku influencuesja e njohur belge e futbollit, Céline Dept, ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jetës së saj duke takuar idhullin, Cristiano Ronaldon.

Takimi mes dyshes ka qenë jashtëzakonisht emocional për belgën, e cila nuk ka mundur t’i përmbajë lotët gjatë përballjes me yllin portugez, një prej figurave më ikonike në historinë e futbollit.

Pas takimit, Céline Dept ndau emocionet e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se ende e ka të vështirë ta besojë se ëndrra e saj është bërë realitet.

“Nuk mund ta besoj se kjo është reale. Kisha mundësinë të takoja idhullin tim të madh, Cristiano Ronaldon. Personi që jo vetëm më frymëzoi të filloja futbollin, por edhe më mësoi të punoj fort, të besoj në veten time dhe të mos dorëzohem kurrë”, shkroi ajo.

Influencuesja shtoi se Ronaldo vazhdon të jetë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën dhe se ky do të mbetet një nga momentet më të paharrueshme të jetës së saj.

Takimi i tyre dëshmoi edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm që Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë te tifozët dhe brezat e rinj, brenda dhe jashtë fushës së lojës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së