Futboll Kombëtarja Lifestyle Ndërkombëtare Sport

Hajdari në elitën e javës në Bundesliga, pavarësisht humbjes së Hoffenheimit

Pavarësisht humbjes së befasishme të TSG Hoffenheim ndaj FC St. Pauli në javën e 24-të të Bundesliga, paraqitja e mbrojtësit kosovar Albian Hajdari nuk ka kaluar pa u vlerësuar.

Platforma e specializuar për statistika, Sofascore, ka publikuar formacionin më të mirë të javës, ku pjesë e 11-shes është përfshirë edhe Hajdari.

Mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 7.8 për performancën e tij, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të xhiros, pavarësisht rezultatit negativ të skuadrës së tij.

Përfshirja në formacionin e javës konfirmon formën e mirë të Hajdarit në elitën e futbollit gjerman dhe rëndësinë e tij në repartin defensiv të Hoffenheimit.

You may also like

Lifestyle

Ky parim samuraji po përdoret edhe sot: Si të ruani qetësinë nën çdo presion

Strategji shekullore që ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin kur tensioni rritetContents1. Kultivoni një mendje të palëkundur2. Pranoni atë që
Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një