Bayerni Mynih ka dërguar një sinjal të fortë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Atalantën me një rezultat spektakolar 6-1 në ndeshjen e parë të 1/8-ave. Me këtë triumf, kampionët gjermanë duket se e kanë bërë pothuajse të pamundurën për rivalët e tyre, duke përparuar me hap të sigurt drejt çerekfinales.
Sulmi i Bayernit ishte i pakontrollueshëm: Stanishiq, Olise me dy gola, Gnabry, Jackson dhe Musiala shënuan për bavarezët, ndërsa Pashaliq shënoi golin e nderit për Atalantën.

Pas kësaj fitoreje të thellë, ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme në Allianz Arena, ku Bayerni do të kërkojë të vulosë vendin në çerekfinale, ndërsa Atalanta ka një sfidë të vështirë për të rikthyer shpresat.

