Botërori 2026 Futboll Sport

Nuk kanë të ndalur polemikat, FIFA i kërkon Egjiptit të heq yjet nga fanellat para ndeshjes me Belgjikën

Botërori 2026 ka nisur me polemika ende pa hyrë në fazën e tij kryesore.

Këtë herë në qendër të vëmendjes është Kombëtarja e Egjiptit, pasi FIFA ka kërkuar ndryshime në fanellat zyrtare të “Faraonëve”.

Kërkesa kryesore lidhet me heqjen e shtatë yjeve mbi stemën e Federatës Egjiptiane të Futbollit.

Këta yje simbolizojnë shtatë titujt e fituar nga Egjipti në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku kjo kombëtare është rekordmene.

Megjithatë, FIFA ka sqaruar se në Botëror, yjet mbi stemë lejohen vetëm për kombëtaret që kanë fituar Kupën e Botës.

Për këtë arsye, Egjiptit i është kërkuar që t’i largojë ato nga uniformat që do të përdoren gjatë turneut.

Ndryshim tjetër i kërkuar ka të bëjë me numrat në fanella.

Egjipti prej vitesh përdor numra me ngjyrë ari, por FIFA kërkon që ata të jenë të bardhë, për kontrast më të mirë dhe identifikim më të lehtë gjatë transmetimeve televizive.

Vendimi ka shkaktuar reagime, pasi yjet konsiderohen pjesë e rëndësishme e identitetit futbollistik të Egjiptit dhe simbol i dominimit të tij në futbollin afrikan.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së