Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit gjerman, duke realizuar golin e tij të dhjetë në Bundesliga këtë sezon me fanellën e Hoffenheimit.
23-vjeçari gjeti rrjetën në minutën e 19-të në përballjen ndaj Hamburgut, pas një aksioni të bukur dhe asistimit nga Coufal, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në një ndeshje tejet të rëndësishme.
Takimi ka peshë të madhe për Hoffenheimin në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Hamburgu vazhdon betejën për mbijetesë.
Me këtë realizim, Asllani konfirmon sezonin e tij të shkëlqyer dhe vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të futbollistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

