Futboll Sport

Arsenal i Artetes kalon rekordin legjendar të Wengerit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka hyrë në historinë e klubit londinez duke vendosur rekord për numrin më të madh të fitoreve në një sezon të vetëm.

Me 42 fitore të arritura deri tani, Arsenali i Artetës ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 41 fitoresh, që mbahej nga legjenda franceze Arsène Wenger. Një arritje e madhe për teknikun spanjoll, i cili në vitet e fundit ka transformuar skuadrën londineze në një nga ekipet më konkurruese në Evropë.

Megjithatë, sezoni për “Topçinjtë” ende nuk ka përfunduar. Arsenalit i kanë mbetur edhe tri ndeshje të rëndësishme deri në fund të edicionit, përfshirë finalen e madhe të UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Skuadra londineze fillimisht do të përballet me Burnley dhe Crystal Palace në Premier League, përpara sfidës më të madhe të sezonit në Champions League.

Arteta tashmë ka mundësinë që këtë edicion ta shndërrojë në sezonin më të suksesshëm në historinë moderne të Arsenalit, me dy trofe ende në lojë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së