Futboll Sport

Legjenda e United, Rooney godet Salan “Po të isha trajner i Liverpool, Salah nuk do hynte në qendrën stërvitore”

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër Mohamed Salah pas komenteve të fundit të egjiptianit në rrjetet sociale, duke thënë se në vend të trajnerit Arne Slot nuk do ta lejonte t’i afrohej qendrës stërvitore.

Rooney reagoi ndaj mesazhit të Salah, i cili u interpretua në Angli si kritikë ndaj trajnerit të ri të Liverpool FC. Ish-sulmuesi anglez tha se një lojtar nuk mund të tregojë mungesë respekti publikisht ndaj trajnerit dhe më pas të vazhdojë normalisht në klub.

“Nëse do të isha Arne Slot, do t’i thoja qartë të mos i afrohej qendrës stërvitore”, deklaroi Rooney në emisionin e tij, duke shtuar se trajneri duhet të tregojë autoritet.

Rooney komentoi edhe sezonin e Salah, duke thënë se egjiptiani po përpiqet të justifikojë veten pas një edicioni zhgënjyes. Sulmuesi i Liverpoolit pritet të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit, pas nëntë vitesh dhe mbi 250 golave të shënuar me klubin anglez.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së