Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po përgatit një plan që mund të ndryshojë mënyrën e transmetimit të futbollit europian.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Perez ka propozuar që ndeshjet e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe Conference League të transmetohen falas për tifozët në mbarë botën përmes një platforme të re digjitale, e cila do të financohej nga reklamat.
Ideja ka hapur debat të madh në futbollin europian, pasi aktualisht të drejtat televizive të kompeticioneve të UEFA-s janë të lidhura me platforma me pagesë në shumicën e vendeve.
Sipas raportimeve, plani parashikon ndryshime të mëdha nga sezoni 2027-28, periudhë kur pritet të rinegociohen kontratat televizive të garave europiane. Megjithatë, disa burime e konsiderojnë projektin të vështirë për t’u realizuar dhe më shumë si një premtim strategjik brenda zhvillimeve te Real Madrid.

