Aktualitet Lajme Lifestyle

Temperaturat globale drejt nivelit rekord, OKB paralajmëron: Pesë vitet e ardhshme pritet klimë e nxehtë

Temperaturat mesatare globale pritet të arrijnë nivele pothuajse rekord gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa Arktiku do të vazhdojë të ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

Kështu thuhet në një raport të publikuar sot nga agjencia e motit e OKB-së dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar. Raporti vjetor, i cili paraqet parashikime rajonale për temperaturat dhe reshjet, vlerëson se temperaturat mesatare globale pranë sipërfaqes së Tokës do të jenë nga 1.3 deri në 1.9 gradë Celsius më të larta krahasuar me periudhën para-industriale 1850-1900.

“Ka prova shumë të qarta se klima po ngrohet dhe se temperatura mesatare globale po vazhdon të rritet”, tha për Reuters Melissa Seabrook Sipas raportit, ekziston një probabilitet shumë i lartë që temperatura mesatare globale të tejkalojë përkohësisht pragun prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet e periudhës 1850-1900 për të paktën një vit mes 2026 dhe 2030.

Gjithashtu, parashikohet që në intervalin 2026-2030 të regjistrohet të paktën një vit më i nxehtë se 2024, i cili aktualisht mban rekordin si viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, kur temperaturat globale kaluan për herë të parë 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur