Pas disa muajsh të mbushur me emocione, sfida dhe dinamika të forta në “Ferma VIP”, janë shpallur zyrtarisht pesë finalistët e këtij edicioni.
Mbrëmjen e djeshme u shpallën zyrtarishtë pesë finalistët që do të garojnë në finalen e madhe për çmimin e madh.
Me votat e publikut, finalistët e këtij sezoni janë: Mimoza Ahmeti, DJ Bujaka, Soni Malaj, Elvis Pupa dhe Ilir Shaqiri.
Tashmë, të gjithë sytë janë drejt finales së madhe, e cila do të zhvillohet më 15 qershor, ku publiku do të mësojë emrin e fituesit që do të rrëmbejë çmimin e madh të “Ferma VIP”.

