Aktualitet Lajme Politike

Sot protestat për “Zvërnecin” hyjnë në ditën e 14-të, Berisha tregon pse nuk do të marrë pjesë

Tashmë protesta e qytetarëve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec dhe kërkesës për dorëheqjen e qeverisë, ka mbërritur në ditën e e saj të 14-të. Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar se ai nuk do t’u bashkohet protestave.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Facebook”, Berisha deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm për sa kohë, sipas tij, prezenca e tij mund të dëmtojë “fibrën qytetare” të protestës.

“Prania ime aty do të dëmtonte fibrën më të fuqishme të protestës, fibrën qytetare”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha më tej tha se sloganet e ndryshme që dëgjohen në protestë nuk duhet të zbehin, sipas tij, qëllimin kryesor të lëvizjes.

“Ajo protestë është tej partive politike. Natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë dhe një palë tjetër jo, por nuk duhet të errësojnë misionin e madh të kësaj proteste”, u shpreh Berisha.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur