Aktualitet Bota Lajme

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

Media italiane “L’Indipendente” ka publikuar një analizë mbi projektin e resortit luksoz në Tavolara të Sardenjës, duke e vendosur atë në të njëjtin kontekst me protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura bregdetare.

Qeveria italiane ka miratuar ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë shumë të mbrojtur në Tavolara të Sardenjës, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga autoritetet rajonale dhe institucionet mjedisore.Projekti parashikon një kompleks të madh turistik (hotel 5 yje, vila, marina, golf, helikopterë) pranë një zone detare të mbrojtur. Vendimi është marrë duke përdorur një mekanizëm të thjeshtimit administrativ (ZES), që ka anashkaluar disa mendime negative institucionale.

Qeveria italiane ka miratuar ndërtimin e një resorti luksoz në një nga zonat më të mbrojtura të bregdetit të Sardenjës, në Gjirin Tavolara, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga institucionet rajonale dhe autoritetet mjedisore. Vendimi ka hapur një përplasje të re politike dhe ligjore mbi mënyrën se si trajtohen projektet e mëdha turistike në territore të mbrojtura.

Më 4 qershor, Këshilli i Ministrave hodhi poshtë kundërshtimet e Rajonit Autonom të Sardenjës dhe Ministrisë së Kulturës, duke riaktivizuar autorizimin e lëshuar më parë nga Struktura e Misionit ZES për projektin në Cala Finanza, në komunën Loiri Porto San Paolo.

Projekti parashikon një kompleks të gjerë turistik luksoz, që përfshin hotel me pesë yje, vila, restorante, marinë, fushë helikopterësh dhe fushë golfi, në një zonë përballë Zonës së Mbrojtur Detare Tavolara–Punta Coda Cavallo.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur