Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, po përflitet për një largim nga Al-Ittihad, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Gazetari sportiv i SuperSport, Jurgen Zela, ka zbuluar informacionin gjatë një lidhjeje live në emisionin “Kubi Sportiv”:
“Do të ishte një lajm i mirë nëse Mario Mitaj do të kalonte në ligat kryesore të Evropës. Ka pasur interesim nga Sunderland, por një tjetër mundësi që ka dalë në platformën ‘X’ është edhe Atletico Madrid.
Zela shtoi se mbrojtësi 22-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili ka luajtur 28 ndeshje me Kombëtaren, ka një të ardhme të ndritur në futbollin evropian: “Padyshim, e ardhmja e tij do të na gëzojë të gjithëve, sepse pritet të ketë një rritje profesionale të ndritur.”
Aktualisht, Mario Mitaj po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të mbrojtjes shqiptare, ndërkohë që tifozët presin konfirmimin e klubit elitar spanjoll.

