Sport

Kapiteni i Shqipërisë, Ermir Rashica në “radarin” e Ligue 1

2025-a ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për sulmuesin shqiptar Ermir Rashica. Në shkurt të vitit të kaluar, 21-vjeçari u transferua nga Skënderbeu te Metalist 1925 në Premier League ukrainase për 300 mijë euro, duke lënë një përshtypje të fortë me paraqitjet e tij.

Sipas mediave ukrainase, Rashica ka tërhequr vëmendjen e një klubi të elitës së Ligue 1, Francë. Megjithëse nuk jepet ende emri i skuadrës, ky interesim konsiderohet një “sinjal i qartë” se sulmuesi shqiptar është gati për hapin e madh në karrierën e tij.

Sipas platformës Transfermarkt, kartoni i Rashicës është vlerësuar në 800 mijë euro, duke reflektuar rritjen e tij të shpejtë dhe potencialin e madh për të ardhmen.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së