Shqipëria Sport

Ilir Daja me avantazh statistik, Ardian Nuhiu në provë të vështirë para derbit Tirana–Dinamo

Derbi Tirana – Dinamo pritet të jetë një nga ndeshjet më tërheqëse të javës në Superiore. Supersfida e ditës së shtunë do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, me fillim nga ora 13:30, dhe ka ngjallur interes të madh te tifozët e të dyja skuadrave.

Përballja vlerësohet si mjaft e rëndësishme për të dy ekipet, të cilat do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm: fitoren. Përtej rivalitetit tradicional mes klubeve, kjo ndeshje sjell edhe një duel interesant në pankinë, atë mes Ardian Nuhiut dhe Ilir Dajës.

Në aspektin statistikor, Ilir Daja hyn në këtë sfidë me avantazh. Trajneri i Dinamos ka treguar se di të menaxhojë më mirë përballjet direkte ndaj Nuhiut, pasi në gjashtë ndeshje të mëparshme mes tyre ka regjistruar tre fitore, kundrejt një fitoreje të teknikut të Tiranës, ndërsa dy takime janë mbyllur në barazim.

Këto shifra e vendosin Dajën si më të favorizuar në prag të derbit, megjithatë fusha mbetet vendimtare. Mbetet për t’u parë nëse Ardian Nuhiu do të arrijë të përmbysë bilancin historik apo nëse Ilir Daja do të konfirmojë epërsinë e tij edhe në këtë përballje të radhës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së