Nga 27 shkurti deri më 1 mars 2026, në Tashkent do të zhvillohet turneu prestigjioz OTP Group Tashkent Grand Slam 2026, një prej garave më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të xhudos.
Kosova do të përfaqësohet në këtë ngjarje me dy garuese: Erza Muminoviq në kategorinë -48 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë -57 kilogramë. Të dyja xhudistet do të udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku dhe do të ndeshen që në ditën e parë të garës.

Turneu në Tashkent ka mbledhur 379 garues nga 39 shtete të ndryshme të botës, prej të cilëve 209 janë meshkuj dhe 161 femra, duke premtuar konkurrencë të fortë dhe duele të nivelit të lartë.
Për xhudistet kosovare, kjo garë përfaqëson një tjetër mundësi për të fituar pikë të rëndësishme në ranglistën botërore dhe për të dëshmuar formën e tyre në skenën ndërkombëtare.

