Boks Sport Vendi

Donjeta Sadiku në finale të “Strangja”, synon të artën

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u kualifikuar në finalen e turneut prestigjioz të boksit amator Strandja Tournament, që po zhvillohet në Sofia.

Në gjysmëfinale, Sadiku shfaqi formë të jashtëzakonshme, duke dominuar përballjen ndaj egjiptianes Ayyad Yomna. Pas tre raundesh të forta dhe me kontroll të plotë të meçit, ajo arriti fitore bindëse për të prerë biletën drejt finales në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Tashmë, Sadiku është vetëm një hap larg medaljes së artë, me synimin për ta kurorëzuar paraqitjen e saj të shkëlqyer në këtë turne me trofeun më të çmuar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së