Aktualitet Bota Lajme

Macron dhe kryeministrja japoneze surprizojnë në Tokio, imitojnë “Kamehameha” nga Dragon Ball para mediave

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp në Tokio, Emmanuel Macron dhe Sanae Takaichi surprizuan audiencën duke imituar lëvizjen e famshme “Kamehameha”, valën e energjisë nga filmi i animuar Dragon Ball.Gjesti i tyre simbolik u pa si një shenjë afrimi kulturor mes Francës dhe Japonisë, duke pasur parasysh se Franca është importuesja më e madhe në botë e mangave japoneze. Macron, i njohur për pasionin e tij ndaj këtij zhanri, theksoi rëndësinë që manga ka për të rinjtë dhe për trashëgiminë kulturore.

Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë”, u shpreh presidenti francez.

Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur