Futboll Shqipëria Sport

Arman Durmisi, talenti shqiptar që po shkëlqen te Juventus U20

Arman Durmisi, 17 vjeç, po tregon formë të lartë te skuadra e të rinjve të Juventusit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit U20 këtë sezon me katër gola në kampionatin e të rinjve, edhe pse ka luajtur titullar vetëm në tre ndeshje deri më tani.

Sulmuesi shqiptar u bleu nga Juventus në moshën 15-vjeçare për 1 milion euro nga Akademia e Koper në Slloveni, dhe që atëherë është integruar gradualisht në sistemin e të rinjve të klubit, duke luajtur për ekipe si U17 dhe U20.

Durmisi gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në nivelin e të rinjve, duke luajtur aktualisht për Kombëtaren U19, ndërsa më parë ishte pjesë e Shqipërisë U17 gjatë Kampionatit Evropian. Me aftësitë e tij sulmuese dhe paraqitjet e mira në kampionatin e të rinjve italianë, 17-vjeçari po shfaqet si një nga talentet e mëdha shqiptare që po afirmohet në futbollin italian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së