Tifozët që po ndjekin ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara mund të kenë vënë re një detaj të pazakontë: shumë stadiume po shfaqen me emra të ndryshëm nga ata që njihen zakonisht.
Kjo vjen si pasojë e politikës së FIFA-s të njohur si “stadiumi i pastër”, e cila ndalon shfaqjen e markave të kompanive që nuk janë sponsorë zyrtarë të turneut.
Për këtë arsye, SoFi Stadium gjatë Botëroit quhet “Los Angeles Stadium”, ndërsa MetLife Stadium është riemërtuar “New York New Jersey Stadium”. Edhe NRG Stadium paraqitet si “Houston Stadium”.
Ndryshimet nuk janë pritur mirë nga sponsorët që kanë investuar qindra miliona dollarë për të siguruar të drejtat e emërtimit të stadiumeve, por rregulloret e FIFA-s nuk u lënë shumë hapësirë kundërshtimeve.
Një përjashtim mbetet BC Place në Kanada, ndërsa në Mercedes-Benz Stadium logoja e kompanisë është lejuar të mbetet e dukshme për arsye teknike që lidhen me strukturën e objektit.
Ndërkohë në Seattle, kompania Lumen reagoi me humor duke publikuar një video satirike për heqjen e logos së saj nga stadiumi.
Politika e “stadiumeve të pastra” nuk do të përfundojë me Botërorin. E njëjta praktikë pritet të zbatohet edhe gjatë Lojërave Olimpike Los Anxheles 2028, kur stadiumet do të duhet sërish të heqin markat komerciale gjatë zhvillimit të garave.

