Sport

Mario Mitaj drejt Madridit? Gazetari shqiptar jep lajmin e papritur

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, po përflitet për një largim nga Al-Ittihad, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Gazetari sportiv i SuperSport, Jurgen Zela, ka zbuluar informacionin gjatë një lidhjeje live në emisionin “Kubi Sportiv”:

“Do të ishte një lajm i mirë nëse Mario Mitaj do të kalonte në ligat kryesore të Evropës. Ka pasur interesim nga Sunderland, por një tjetër mundësi që ka dalë në platformën ‘X’ është edhe Atletico Madrid.

Zela shtoi se mbrojtësi 22-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili ka luajtur 28 ndeshje me Kombëtaren, ka një të ardhme të ndritur në futbollin evropian:  “Padyshim, e ardhmja e tij do të na gëzojë të gjithëve, sepse pritet të ketë një rritje profesionale të ndritur.”

Aktualisht, Mario Mitaj po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të mbrojtjes shqiptare, ndërkohë që tifozët presin konfirmimin e klubit elitar spanjoll.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së