Organizatoret e turneut te famshem te tenisit, Wimbledon Championships, kane njoftuar rritjen me 20 per qind te fondit total te cmimeve, duke vendosur nje rekord historik prej 74.4 milione eurosh.
Vendimi vjen pas kerkesave te vazhdueshme te lojtareve per shperblime me te larta ne turnete Grand Slam, te udhehequra nga numri nje i botes ne kategorine e meshkujve, Jannik Sinner, dhe numri nje te femrat, Aryna Sabalenka.
Per edicionin e sivjetshem, qe nis me 29 qershor, fondi total i cmimeve do te arrije ne 64.2 milione paund, krahasuar me 53.5 milione paund nje vit me pare. Organizatorët e kane cilesuar kete si rritjen me te madhe vjetore ne historine e turneut.
Fituesit e turneut ne kategorite teke per meshkuj dhe femra do te perfitojne nga 3.6 milione paund secili, ndersa edhe lojtaret qe eliminohen ne raundin e pare do te marrin 80 mije paund, rreth 92 mije euro, ose 21 per qind me shume se vitin e kaluar.
Presidentja e All England Club, Deborah Jevans, deklaroi se organizatoret synojne t’i mbajne lojtaret ne qender te vemendjes, jo vetem permes rritjes se cmimeve, por edhe me investime ne infrastrukture dhe sherbime gjate turneut.
Nderkohe, drejtuesit e Uimbeldonit kane zhvilluar takime me perfaqesuesit e lojtareve gjate Roland Garros-it, duke vazhduar dialogun per ndarjen e te ardhurave dhe kushtet e pjesemarrjes ne turnete me prestigjioze te tenisit boteror.

