Seattle Seahawks janë shpallur kampionë të Super Bowl LX, duke mposhtur New England Patriots me rezultatin 29–13 në ndeshjen finale të kampionatit profesionist të futbollit amerikan (NFL).
Ngjarja më e madhe sportive e vitit në SHBA u shoqërua edhe me një debat kulturor pas Halftime Show nga artisti portorikan Bad Bunny. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ashpër ndaj performancës, duke e quajtur atë “absolutisht të tmerrshme” dhe “një nga më të këqijat ndonjëherë”, si dhe një “shuplakë në fytyrë për Amerikën”, duke kritikuar përdorimin e gjuhës spanjolle dhe elementet e koreografisë.

Performanca e Bad Bunny-t, e para që u zhvillua kryesisht në spanjisht në një Super Bowl, ka marrë reagime të përziera nga publiku dhe komentatorë, duke ndezur diskutime rreth kulturës, muzikës dhe identitetit në këtë skenë prestigjioze.

