Sport Vendi

Karateistët e Kosovës munguan në Evropian për shkak të vendimit të shtetit të Qipros

Karateistët e Kosovës nuk morën pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21, i cili u mbajt gjatë fundjavës në Limasol të Qipros, me pjesëmarrjen e mbi 1000 garuesve nga e gjithë Evropa.

Mospjesëmarrja e Kosovës erdhi si pasojë e vendimit të autoriteteve shtetërore të Qipros për të mos lejuar përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, një qëndrim që u mbështet edhe nga Federata Evropiane e Karatesë (EKF). Pjesëmarrja pa simbole kombëtare nuk u konsiderua si opsion nga Federata e Karatesë së Kosovës, e cila kishte marrë konfirmimin për këtë kufizim disa ditë para fillimit të kampionatit.

Ndërkohë për këtë qështje quditërisht nuk ka reaguar zyrtarisht Federata e Karatesë së Kosovës

Lidhur me rastin ka reaguar lëvizja “Sport Above Politics”, e cila e ka cilësuar situatën si diskriminim të papranueshëm ndaj sportistëve kosovarë, duke theksuar se atletët duhet të garojnë me identitet të plotë dhe të barabartë.

Në reagim u rikujtua se Federata e Karatesë së Kosovës është anëtare e plotë e EKF-së, dhe se sportistët e saj duhet të kenë të drejtën të përfaqësohen me simbolet e tyre kombëtare në çdo garë zyrtare ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së