Trembëdhjetë kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili kritikoi zgjerimin e turneut në 48 ekipe dhe tha se disa ndeshje janë “jo interesante”.
Në një deklaratë të përbashkët, federatat e Kepit të Gjelbër, Curaçaos, Uzbekistanit, Kongos, Haitit, Tunizisë, Marokut, Egjiptit, Ganës, Senegalit, Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut shprehën zhgënjimin e thellë ndaj komenteve të kreut të UEFA-s.
“Për ne, asnjë ndeshje e Kupës së Botës nuk është e parëndësishme dhe kualifikimi është një sukses që do të vlejë për breza”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Federatat theksuan se pjesëmarrja në turneun më të madh të futbollit botëror ka rëndësi historike për vendet e tyre dhe se çdo ndeshje përfaqëson një arritje të madhe sportive dhe kombëtare.
Qëndrimi i këtyre federatave shihet si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve të Çeferinit, të cilat bien në kundërshtim me vizionin e FIFA për një Botëror më përfshirës dhe me më shumë përfaqësim nga të gjitha kontinentet.

